Rregullore

RREGULLORE

e Shtëpisë së kulturës Shqiptare – Daneze

Parimet themelore

§1.

Shtëpia e kultures shqiptare - daneze ka parim themelor ngritjen, afirmimin , afrimin e kulturave të popujve të ndryshem pa marr parasysh racën, ngjyrën apo bindjet fetare të popujve që jetojne dhe veprojnë në Danimarkë.

§2.

Shtëpia e kultures shqiptare - daneze është pronë e shqiptarëve që punojnë dhe veprojnë në Danimarkë që me mjetet e tyre financiare kontribuan për blerjen e shtëpisë.

Anëtaresimi

§3.

Anëtaresimi në shtëpinë e kulturës shqiptare – daneze bëhet në mënyre vullnetare duke bërë pagesën obligative të caktuar 3000 krona Daneze për të rritur dhe 1500 krona Daneze për të mitur dhe anëtarësimin vjetor. Për anëtarët e ri, pagesa e anëtarësisë vjetore bëhet që nga viti që ndodhemi (viti kur bëhet anëtarësimi) dhe jo që nga viti kur është formuar SHKSHD - ky ndryshim u bë me 16.1.2011 - dhe hy ne fuqi nga kjo datë.

§3 a.

Fëmijët të cilët lindin pas vitit 2009, nuk janë të obliguar të bëjnë pagesën prej 1500 krona Daneze, kjo vlen për fëmijet të cilët Prindërit e tyre janë anëtarë prej vitit 2009 e më parë.

§3 b.

Nëse familja është anëtare e SHKSHD, personi hendikap i kësaj familje është automatikisht anëtarë i SHKSHD, (person hendikap llogariten persona të palëvizshëm që nuk mund ti shfrytëzojnë lokalet e SHKSHD dhe persona me të meta mendore).”

Kjo pikë §3b hy në fuqi dhe zbatohet nga data 30 maj 2010.

 

E drejta dhe obligimet e anëtarit

§4.

Anëtar mund të jetë cdo bashkëatdhetarë, i cili pranon rregulloren e SHKSHD-së

  • Cdo anëtarë ka të drejtë të shprehë mendimin e vet të lire, duke iu përmbajtur rregullave të caktuara në këte rregullore,
  • Cdo anëtar ka të drejtë të zgjedh e të zgjidhet në organet drejtuese të shtëpise.
  • Cdo anëtar ka të drejtë të informohet me aktivitetet që bëhen në SHKSHD.
  • Cdo anëtar obligohet të kryejë obligimin e caktuar në xhirolloragarinë e SHKSHD-së
  • Të bëjë pagesën në shumën e caktuar nga neni 3 i kësaj regullore.

 

- Cdo anëtarë i rregullt duhet të ketë librezë.

Humbja e të drejtës si anëtar

§5.

Anëtari i cili ne mënyre të regullt ose të njëanshjme ndërpret pagesën e obligueshme vjetore të anëtarësisë atëherë (automatikisht humb të drejtën e anëtarësimit të mëtutjeshëm)

Anëtarësimi i sërishëm si anëtar

§6.

Anëtari i cili sërish shpreh dëshire të anëtarësohet si anëtar i shtëpisë së kulturës shqiptare-daneze, obligohet që të paguaj shumën e pa paguar gjatë pushimit të pagesës respektivisht periudhen e mbetur për pagesë deri në regjistimin e sërishëm.

Pagesa e obliguar

§7.

Cdo anëtar i ri që anëtarësohet në SHKSHD është i obliguar të bëjë pagesën e caktuar nga neni 3 i rregullores në përjashtim të nenit 3a.

Anëtari që nuk ka bërë pagesën

§8.

Cdo anëtar që nuk ka bëre pagesën e plotë të obliguar ai nuk është edhe shfritzues i plotë i shtëpisë së kulturës.

Emri

§9.

Shtëpia e kultures Shqiptare – Daneze ose shkurtimisht “SH.K.SH.D.”

§10.

SHKSHD ështe e regjistruar pranë të gjitha organeve kompetente Daneze.

Përcaktimet

§11.

SHKSHD nuk ka për synim përfitime politike apo diferencime dhe nuk cenon autonominë e subjekteve tjera shqiptare qe veprojnë në Danimarkë.

Bashkëpunimi

§12.

SHKSHD do të bashkëpunoj me të gjitha subjektet Shqiptare - Daneze në Danimarkë, diasporë dhe vendlindje.

Selia

§13.

SHKSHD ka selinë në Rrugën Theklavej 26, Kopenhagë NV dhe posedon pronë të paluhatshme me sipërfaqe prej 548 m2 e cila perbehet prej dy shtepive ne siperfaqe prej 729 m2, banesë 15 m2, podrum 174m2 dhe rrugë 41m2.

Emblema

§14.

SHKSHD ka emblemën e cila ka përmbajtje të përcaktuar në sfondin e saj shkruhet SHKSHD.

Vula

§15.

SHKSHD ka vulën e vet e cila është në formë të rumbullaket dhe ështe shkruar në dy gjuhë:

Shqip – Shtëpia e kulturës Shqiptare – Daneze.

Danezisht – Dansk albansk kulturhus.

Gjuha

§16.

SHKSHD në komunikim zyrtar përdorë dy gjuhë: Gjuhen shqipe dhe Daneze.

Simbolet

§17.

Simbolet e SHKSHD-së janë flamuri kombëtar Danez dhe flamuri kombëtar Shqiptar.

Aktivitetet

§18.

SHKSHD në lokalet përkatëse të shtëpisë ka të drejtë të kryej të gjitha ritualet fetare të besimit Islam dhe pregaditjen e kufomave. Për personat të cilët nuk janë anëtar, pregaditja e kufomave për ta vlenë neni 3 dhe anëtarësia prej vitit 2009.

Pregatitja e kufomave të personave që janë anëtarë të plotë të shkshd është falas, ndërsa për ato që nuk janë anëtarë të plotë të shkshd vlen neni 3 i rregullores së shkshd.

Pregatitja e kufomës përfshin: larjen e kufomës, harxhimet e materialeve për kufomën, dhe faljen e kufomës.

Ky vendim hy në fuqi dhe zbatohet nga data 14.11.10.

 

§19.

SHKSHD përvec aktiviteteve fetare do të kryej edhe aktivitete kulturore dhe aktivitete tjera ku secili do të jetë sesion në vehte.

.

Përdorimi SHKSHD.

§20.

SHKSHD si objekt përvec lokaleve që do ti përdorë për aktivitetet e veta ka edhe lokale tjera të dhëna me qira nga e cila mer qira mujore ku me mjetet e mara mbulohen shpenzimet mujore për mirëmbajtjen dhe funksionimin e SHKSHD-së

Huazimi

§21.

Të gjitha lokalet e dhëna me qira lidhen në baze të ligjeve Daneze, dhe në rast të paraqitjes së ndonjë kontesti eventual kompetent është ligji Danez.

Organet e SHKSHD-së

§22.

Këshilli eshtë organi më i lartë i shtëpisë së kulturës Shqiptare - Daneze në Danimarkë

Përbërja

§23.

Këshilli përbëhet nga anëtarët e cdo lokaliteti, secili lokalitet që numronë 10-50 anëtarë, ka të drejt të zgjedhë 1 anëtarë, prej 50-100 dy anëtarë dhe kështu me radhë. Lokalitetet të cilët kanë më pakë se 10 anëtarë mund të bashkohen me lokalitete tjera që të formojnë numrin 10. Sipas procedurës zgjedhore me mandat 2 vjecar me mundësi të rizgjidhet edhe për një mandate tjetër

( Mundësisht paraprakisht të caktohet numri dhe të jetë numër tek)

Mbledhjet

§24.

Këshilli mblidhet sipasë nevojës, por mund të mblidhet edhe në raste të jashtëzakonshme.

Gjatë mbajtjes së mbledhjeve të keshillit mbahet procesverbal.

Vendimet në keshillin merren me shumicë (50+1) nga numri i pergjithshem i pjesëmarrësve në mbledhje.

Vendimet e këshillit shpallen në tabelën e shpalljeve të SHKSHD-së

§ 24.a

Mbledhjet gjenerale vjetore të këshillit të SHKSHD me anëtarët e SHKSHD do të mbahen cdo vjet në të shtunën e fundit të muajit janar. (ky vendim hyri në fyqi nga data 29.11.2012)

 

Largimi i anëtarit të Keshillit

§25.

Pushimi i mandatit të anëtarit të keshillit mund të bëhet me propozimin e lokalitetit. Dhe në vend të tijë të propozojë një tjetër

Pushimi i anëtarit të keshillit mund të bëhet me doreheqje duke e bërë me shkrim dhe mundësisht të arsyetohet doreheqja.

Keshilli është i obliguar që ta informoj lokalitetin për doreheqjen e ofruar dhe e obligon atë lokalitet që në afat sa më të shkurtë të caktoj zavendesimin e tij.

Pushimi i mandatit të anëtarit mund të bëhet edhe nga ana e këshillit,nëse anëtari nuk është i rregullt në mbledhje ose nuk është i disciplinuar në mbledhje.Pas përjashtimit menjëherë duhet të lajmërohet lokaliteti përkatës.

Vendimet dhe parimet e punës

§26.

  • Këshilli sjell vendime statutore që rregullojnë punën e mëtejshme, programin e punës, ndryshimet e statutit, zgjedh kryesinë dhe komisionet e vecanta për cdo sesion.
  • Këshilli është organi ku debatohen të gjitha propozimet që dalin nga nevojat e anëtarëve dhe komisioneve të SHKSHD-së

 

Udhëheqja e mbledhjeve

§27.

Mbledhjet e këshillit udhëhiqen nga kryetari, ato bëhen në formë të një tryeze të rrumbullakët, ku secili ka të drejtën e fjalës duke mos cenuar dhe fyer dinjitetin e askujt.

Njoftimi

§28.

Cdo anëtar i këshillit njoftohet me shkrim për mbledhjen në një afat prej 7 ditësh ku njoftohet me rendin e ditës dhe i jepen materialet për mbledhje.

Miratimi e vendimeve

§29.

Vendimet e këshillit janë të plotfuqishme, nëse ato miratohen nga shumica e anëtarëve (më shumë se gjysma.)

Mosmarja pjesë në mbledhje

§30.

Anetari i këshillt eshtë i obliguar të merr pjesë në mbledhje pervec arsyeve të natyres objektive dhe për mosmarrje pjesë në mbledhje të caktuara më shumë se 3 herë, është detyruar të japë arsyetim me shkrim.

Përsëritja e mbledhje

§31.

Persëritja e mbledhjeve bëhet në rastet ku nuk ka kuorum, respektivisht shumicë për mar vendime.

Përsëritja e mbedhjes së anuluar të mos jetë më e gjate se 7 ditë nga dita e anulimit.

Mbledhjet e jashtëzakonshme

§32.

Mbledhjet e jashtëzakonshme thirren nëse ate e kërkojnë më tepër se gjysma e anëtarëve, apo kryesia e këshillit.

Zgjedhja e kryesisë

§33.

  • Këshilli zgjedh kryesinë në bazë të propozimeve të bëra nga anëtarët e këshillit.
  • Votimi për propozimet e dhëna behen në mënyre të hapur ose të fshehur.
  • Për cdo anëtar të kryesisë votimi bëhet vec e vec ( individualisht).
  • Kryesi legjitime do të konsiderohet ajo që ka fituar shumicën e votave të fituara.

 

Përbërja e kryesisë

§34.

Kryesia e SHKSHD-së përbëhet prej:

  • Kryetarit,
  • Nënkryetarit,
  • Sekretarit,
  • Arkëtarit dhe
  • Anëtar plotësues.

 

Parimet e punës

§35.

  • Kryesia punon në mbledhjet e këshillit të cilat drejtohen nga kryetari.
  • Vendimet merren me shumicë votash, kryetari zakonisht voton i fundit.
  • Kryesine e thirr kryetari ose shumica e anëtarëve të kryesisë.

 

Përfaqësimi

§36.

  • Kryetari i këshillit përfaqëson këshillin në organet përkatëse Daneze.
  • Nënshkruan të gjitha aktet që dalin nga funksionimi SHKSHD-së
  • Nënshkruan të gjitha pagesat dhe obligimet financiare që dalin nga veprimtaria e SHKSHD-së
  • Pret dhe përcjelle delegacione nga vendi, diaspora shqiptare dhe vendlindja.
  • Pune të tjera që janë në interes të SHKSHD-së

 

Zavendësimi

§37.

Në mungësë të kryetarit, nënkryetari mer kompetencat e plota të kryetarit të parashikuara në rregullore.

Sekretari

§38.

  • Kryen punët administrative të këshillit.
  • Kujdesët për vulën dhe dokumentet e këshillit.
  • Përgatit dokumentet që duhen të n��nshkruhen nga kryetari, apo nënkryetari.
  • Protokolon dhe vulos dokumentet e nënshkruara nga kryetari.
  • Publikon vendimet ë marra në tabelën e shpalljeve të shtëpisë.
  • Bashkëpunon me kryetarin organizon mbledhjet dhe caktojnë rendin e ditës.
  • Kujdeset për mos dëmtimin e dokumenteve në arkiv.
  • Për gabimet dhe lëshimet eventuale përgjegjës është para këshillit.

 

Detyrat e arkatarit

§39.

  • Administron me të hyrat dhe të dalurat financiare që dalin nga veprimtaria e SHKSHD-së
  • Kujdeset për të hyrat dhe të dalurat në xhirollogarinë e SHKSHD-së
  • Bën pagesën e llogarive me urdhër dhe nënshkrim të kryetarit dhe sekretarit.
  • Raportojnë para këshillit për mjetet e dalura dhe të hyra në një afat 3 mujor.
  • Per keqëpërdorim të mjeteve financiare inicohet procedure penale para organeve Daneze
  • Të ketë të drejtë qasje në xhirollogarinë bankare ( netbank) për të shikuar të hyrat dhe të dalurat e mjeteve, por pa pasur të drejtë të bëjë transferim të mjeteve.
  • Të ghitha pagesat të bëhen nëpërmjet bankës ( PBS)
  • Pagesat me shumë më të vogël mundë të bëhen nga arkatari i cili në arkën e tij lejohet të ketë maksimum 2000 kr. Daneze

 

Shkarkimi i kryesisë

§40.

Shkarkimi i kryesisë bëhet në keto raste:

  • Me dorëheqje kolektive të kryesisë dhe
  • Me shkarkim kur një gjë të tillë e kërkon shumica e anëtarëve të këshillit.

 

Krijimi i kryesive tjera

§41.

  • Sesioni i ritualeve fetare dhe aktiviteteve kulturore kanë komisionet e veta duke i kordinuar punët me kryesinë e këshillit.
  • Komisionet për aktivitetet tjera krijohen sipas nevojës, ku këshilli sjell vendim.

 

Burimet financiare

§42.

  • Burimet themelore të SHKSHD-së janë të hyrat nga qiraja e lokaleve.
  • Mjetet e tubuara nga anëtarësia.
  • Shuma e anëtarsisë do të caktohet për cdo vit vec e vec varësisht nga gjendja e përgjithshme ekonomike e SHKSHDsë
  • Pagesa e anëtarësisë bëhet në xhirollogarinë e SHKSHD-së
  • Kontrollimi i financave vjetore të SHKSHD-së bëhet nga një konabilist i pavarur shtetror Danez.

 

Përgjegjësitë

§43.

  • Secilli anëtar i këshillit dhe i kryesisë ka përgjegjësi morale dhe juridike për obligimet e marra.

Në rastet e shkeljes së normave të përfshira në rregullore anëtarit i shqyrtohen këto masa:

  • Vërejtje
  • Vërejtje publike
  • Largim nga detyra dhe
  • Ne raste të shpërdorimit të detyrës dhe mjeteve financiare këshilli ka të drejtë të inicon ngritjen e procedurës penale për anëtar të caktuar pranë organeve kompetente Daneze.

 

-Dispozita të vecanta -

Pushimi i veprimtarisë

 §44.

  • SHKSHD. Pushon së vepruari në rastin, kur shumica eanëtarëve të rregullt mbi 75% ,tërhiqen nuk paguajnë anëtarësinë dhe nuk u përmbahen rregullave të rregullores së shtëpisë.
  • Nëse nuk ka mjete financiare të mjaftueshme për veprimtarinë e SHKSHD-së

 

Shitja e shtëpisë

§45.

Nëse SHKSHD. Pushon së vepruari, atëherë këshilli mer vendim për shitjen e shtëpisë në bazë të rregullores.

  • Së pari bëhet vlerësimi total i shtëpisë nëpërmjet agjencioneve kompetente Daneze për shitje dhe blerje të shtëpive.
  • Pas shitjes së shtëpisë, paguhet borxhi i marur me hipotekë.
  • Mjetet e ngelura u kthehen anëtarëve të rregullt të cilët janë edhe pronarë të shtëpisë në përqindje ashtu si kanë paguar.
  • Nëse mbi 50% e anëtarëve marrin vendim që mjetet financiare të mos rikthehen, atëherë ato i dedikohen ndonjë institucioni humanitar.

 

- Dispozitat përfundimtare -

Ndryshimet e rregullores.

46.

Ndryshimi i rregullores mund të bëhet vetëm atëherë kur mbi 50 % e anëtarëve japin propozim për ndrishim.

Propozimi i dërgohet kryesisë e cila është e obliguar në afat prej 15 ditësh me shkrim të u pergjigjet propozuesve për kërkesën e ndryshimit të Regullores.

Nëse propozimi pranohet nga keshilli atëhere këshilli cakton komision 3 anëtarësh i cili do të nis procedurën për ndryshimin e Regullores.

Miratimi i rregullores

§47.

Ndryshimet e Regullores i miraton këshilli me shumicë votash.

Ndryshimi i Regullores shpallet në tabelën e shpalljeve të SHKSHD.së

 

Mbikqyrja juridike

§48.

Kontrollimi dhe mbarëvajtja e veprimtarisë juridike të SHKSHD-së kontrollohet nga një avokatë Danez. 
 
 
 

Hyrja në fuqi

§49.

Rregullorja hyn në fuqi me ___ / ____ - 2010 të miratuar nga anëtarët e këshillit të shtëpisë së kulturës Shqiptare - Daneze në Danimarkë.

Obligohet Sekretari i SHKSHD-së që këte Regullore ta shpall në Tabelën e shpalljeve pranë kësaj shtëpie.

KOPENHAGË

10.01.2010

KESHILLI I SHTEPISË SË KULTURËS

SHQIPTARE – DANEZE

K R Y E T A R

__________________________